“Turp, turp! Lëreni fanellën”! Tifozët e Tiranës reagojnë ashpër pas eliminimit dhe presin ikjen e Egbo

Tirana është eliminuar në Kupën e Shqipërisë nga ana e Korabit. Në takimit ku janë nevojitur 120 minuta loje, Skuka do të vendoste edhe fatin e ndeshjes me golin e tij. Një “aromë derbi” kjo për bardheblutë që largohen nga Kupa falë taktikave të Klevis Dalipit, që më parë ka drejtuar edhe Partizanin.

Për më tepër duhet theksuar se Korabi ka luajtur nga minuta e 68 me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Dukës. Tifozët nuk janë kursyer aspak me Tiranëns pas publikimit të rezultat përfundimtar duke e cilësuar eliminimin si një humbje të turpshme dhe të pafalshme, me lojtarët e kryesisht afrimet e reja që duhet të dorëzojnë fanellën. Gjithashtu në komentet e shkruara në faqen zyrtare të bardhebluve shumëkush pret largimin e Egbos pas këtij eliminimi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online