Editorial/ E vërteta për Greqinë! Diktatura nga ekipet, prek Shqipërinë dhe vetë…helenët!

Në kohët e fundit janë shtuar shumë rastet kur lojtarët shqiptarë zgjedhin Greqinë për të përfaqësuar. Megjithëse dihet nga të gjithë historia mes këtyre dy vendeve, që i bën helenët shtetin e fundit për t’u përfaqësuar nga shqiptarët, këto zgjedhje vazhdojnë të përsëriten.

Për ta nisur që me grupmoshat, pa harruar edhe Kombëtaren A. Por çfarë ndodh saktësisht dhe përse këto vendime? Kjo vjen pikësëpari nga vetë diktatura e klubeve greke, sidomos kur bëhet fjalë për Olimpiakosin. Një nga skuadrat më të rrepta në Greqi që kërkon t’i ketë në kontroll të gjithë lojtarët, për të gjitha aspektet.

Rrallëherë ndodhë që të ketë përjashtime në këtë skuadër. Sa i përket lojtarëve shqiptarë, kur këta të fundit nuk pranojnë të përfaqësojnë Greqinë, atëherë nisin kërcënimet për djegien e karrierës. Tani kjo e fundit po kthehet si rregull, me prindërit dhe futbollistët që e bëjnë këtë zgjedhje për të mirën e karrierës në aspektin personal, për ata që e zhvillojnë në këtë shtet, pa ua thënë askush. Pra një rregull i pashkruar, por i ditur nga të gjithë.

Kjo është një tjetër e keqe e madhe, pasi këto klube i bllokojnë dhe i mohojnë të drejtën futbollistëve që zotërojnë për t’i transferuar në një ekip tjetër në Europë. Por sigurisht që nuk është vetëm kjo arsye që përfaqëson lojtarët kuqezi që tashmë luajnë me fanellën e gabuar

Por një tjetër fenomen interesant është pushtimi i tokës angleze. “Sport Ekspres” mëson se në Angli në divizionet më të ulta të futbollit dhe në akademi, ka shumë lojtarë shqiptarë dhe grekë që po vijnë në kohët e fundit.

Pra shumë prej tyre që duhej të ishin në Greqi, tashmë shohin Anglinë si mundësinë e tyre. Kjo shpjegon edhe faktin se përse në këto muaj të fundit, shumë prej lojtarëve që ndezin shpresën tonë te Shqipëria, vijnë nga futbolli anglez. Por jo në të gjitha rastet kuptohet, pasi këtu nuk përfshihet Armando Broja apo Geraldo Bajrami. Në vitet e ardhshme do të shndërrohet Anglia në Italinë, Zvicrën dhe Gjermaninë që deri tani ka furnizuar Kombëtaren.

Për t’u theksuar është se edhe vetë grekët janë duke u larguar pasi shohin një politikë të tmerrshme që po ndiqet nga vendi i tyre në futboll. Klubet që kërkojnë të bëhen “Zot” me plot kuptimin e fjalës të futbollistëve. Klube që nuk e lejon transferimin e futbollistit, me asnjë kusht, sado e madhe të jetë dëshira e tij.

Një numër në rritje po vjen gradualisht edhe në futbollin shqiptar të futbollistëve grekë, ndërsa duke parë politikën e ndjekur, mund të kemi edhe më tepër në sezonin e ardhshëm. Situata është shumë delikate në këtë vend dhe politikat e gabuara të ndjekuara ndër vite në këtë shtet, por pasqyrohen edhe në rezultatet e Kombëtares, që u turpëruan në shtëpi edhe ndaj Lihtshtejnit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online