Editorial/ E mira-futbolli, Armand Duka dhe e keqja-politika “tronditi” Tiranën…

Nga Prof. Dr. Xhevdet Zekaj/ Vangjel Sako

Për ata që nuk e dinin fuqinë e futbollit, le ta mësojnë mirë më 25 maj. Në fakt, se çfarë rëndësie ka finalja e “Conference League”, që do të luhet në “Arena Kombëtare” mes Romës dhe Feynoord, e tregojnë vendimet e qeverisë për “shtetrrethim” të kryeqytetit atë ditë, për lënien pushim të administratës shtetërore dhe shkollave në Tiranë, pa llogaritur këtu organizimet e ndryshme në shumë pika të kryeqytetit tonë.

Sa për hotelet, ato janë të rezervuar tërësisht, edhe me çmime të kripura. E thënë ndryshe, një finale europiane historike për vendin tonë, që për nga entuziazmi që sjell nuk i lë gjë mangut kthimit të kombëtares kuqezi nga finalet e “Euro 2016”. Si asokohe, edhe tani, të gjithë duan të hipin në “karrocën” e fitimitarit, duan të ngjanë pak a shumë si Ismail Qemali me shpalljen e pavarësisë.

Në fakt, meqë jemi te pavarësia (e futbollit kësaj here), ka vetëm një meritor në këtë sukses: Armand Duka. Gjithë të tjerët, sidomos nga politika, pushteti vendor dhe qendror, që nxitojnë të hipin në këtë “karrocë” tani, për të marrë meritat, për t’u mburrur edhe përtej vendit në mediat italiane, dinë të bëjnë më mirë se gjithçka propagandën. Këtu nuk ua ha qeni shkopin.

Por, kujtesa afatshkurtër i tradhton, sepse ishin po këta që bënë çmos për ta larguar kreun e FSHF-së, njeriun që me lobimin e tij edhe si anëtar i KE së UEFA-s e bëri realitet këtë festë të madhe. Pra, finalja e 25 majit është meritë vetëm e tij, e institucionit që drejton, që mbeti i vetmi “ishull i papushtuar”.

Të tjerët le t’u bien tam-tam-eve sa dhe si të duan, janë të shplarë në sytë e opinionit futbollistik shqiptar. Atje në tribunë, përkrah Dukës dhe Ceferin do të jenë patjetër edhe ata, që “mprehën shpatën” kundër kreut të FSHF-së pak kohë më parë, e kërcënuan dhe ofenduan me lloj-lloj fjalori.

Do të synojnë prozhektorët e transmetimit të finales në të gjithë botën, për t’u atashuar sa më të zjarrtë pranë futbollit, por në fakt me gjyqet që hapën njëri pas tjetrit kundër Dukës dhe FSHF-së rrezikuan më të keqen.

Finalja, po të mos kuptohej shpejt nga kryeministri Edi Rama, do të luhej në vend tjetër më 25 maj. Kësisoji, kreu i ekzekutivit duket i përligjur në fushatën mediatike që po bën në Itali këto ditë, qoftë duke folur për xhevahirin “Arena Kombëtare”, SHF-në dhe UEFA-n ngritën mbi rrënojat e “Qemal Stafës” atë kryevepër futbollistike, që sot po sjell në Tiranë finalen e parë europiane. Të tjerët është mirë të festojnë të Sheshi Skënderbej, sepse nuk lanë “stërkëmbësh” pa përdorur ndaj Dukës!!! Por mirë i bëri futbollit fhe ajo.. sepse ktheu vemndejen e politikës tek futbolli në fushë.

Fakti është se pikërisht futbolli po e lumturon Tiranëqoftë për tifozllëkun e shqiptarëve për skuadrat italiane (në rastin konkret, Romën). Ai, bashkë me Fn më shumë se asgjë tjetër në këto vite demokracie. Qoftë kur luan kombëtarja kuqezi, qoftë një finale e tillë mes Romës dhe Feynoord. Prandaj, si kur fitoi gjyqin me Serbinë dhe shkuam në finalet e “Euro 2016”, qoftë tani që fitoi luftën e pavarësisë së futbollit nga politika, faleminderit i duhet thënë vetëm një njeriu: Amand Dukës.

A i bënte dot kush tjetër këto? Shako jo e jo, as ata që e shtynë të “kafshonte dorën e  njeriut që e kishte ushqyer”, ( qeni kashon dorën e atij që e ushqen)të cilët sot dalin e mburren se kryeqyteti do të përfitojë miliona nga ky event europian futbollistik… Të shkuara e harruara, tashmë më shumë se kurrë bashkëpunim, komunikim në të mirë të futbollit.. E mira-futbolli, Duka dhe e keqja- politika “tronditi” Tiranën, ja që futbolli bashkon, të gjithë këta shënuan golin e suksesit shqiptar, që besoj se vështirë se mund  të përsëritet më.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *