Aldi Topçiu është i ftuar në studion e “Ora Sport” në “Ora TV”, ku flet për procesin zgjedhor në Shoqatat Rajonale si dhe në FSHF. Drejtori juridik i Federatës Shqiptare ngre pyetjen se përse zgjedhjet në shoqatat rajonale bëhen çështje pikërisht në këtë moment, kur edhe vjet është zhvilluar në to i njëjti process.
“Për mua është e rëndësishme të shpjegoj si erdhëm deri këtu. Kemi një sistem të ri rregullator që dikton mënyrën se si duhet të zhvillohet një asamble e përgjithshme. Edhe vitin e kaluar është bërë i njëjti proces. Pse këto çështje nuk u ngritën vitin e kaluar?”, ka thënë Aldi Topçiu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/