“Nëse gjykatë quhet klubi i Fidelit ku mblidhet Veliaj…”. Riza: Nuk kemi një dokument të mirëfilltë, e rrallë që vendimi i gjykatës mbahet i fshehur

Pak ditë më parë në media do të përflitej se gjykata rrëzoi zgjedhjet e bëra në Shoqatën Rajonale të Futbollit në Tiranë. Veliaj do të shprehej se kur gjykata flet të tjerët duhet të heshtin, por në të vërtetë asnjë vendim zyrtar nuk është bërë publik. Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe Florian Riza. Në studion e “Ora Sport” në “Ora TV”, Riza është shprehur se është e rrallë që vendimi i gjykatës mbahet i fshehur, ndërsa ironizon se gjykatë nuk mund të quhet një klub ku mbidhet Veliaj e Olsi Rama për të marrë vendime.

“Nëse gjykatë quhet klubi i Fidelit, ku mblidhet Erion Veliaj, ku mblidhet Rama, Olsi Rama, apo dikush tjetër, ndoshta edhe ndonjë noter dhe marrin vendime në një klub… Nëse kjo quhet gjykatë jam dakort. Ky ambient ka gëluar. Nëse bëhet fjalë për këtë në rregull. Nëse bëhet fjalë për gjykatë, për vendime, për projekt-vendime, apo për realitete le të diskutojmë. Deri më sot jemi përballur me lajme mediatike.

Nuk kemi një dokument të mirëfilltë, të qartë, nga një gjykatë që të jetë shprehur qartazi për çfarë është marrë ky vendim, cili është vendimi e kështu me radhë. Pra, unë di që ka një mbledhje. Është bërë një mbledhje te klubi i Fidelit mes këtyre personazheve që unë përmenda dhe atje janë marrë vendime të kësaj natyre që shprehen kundër shoqatës rajonale të Tiranës. Nëse është gjykatë, le të shohim vendimin e kësaj gjykate, sepse është rrallë që vendimi i gjykatës të mbahet i fshehur”, ka deklaruar Florian Riza./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online