“Edhe unë po të luaj futboll jam më i shpejtë se Zyle”, Rraklli analizon dështimin e Gjermanisë: E prisja, a e patë Nojerin që pësoi për fajin e tij?

0

Gjermania po kalon një nga periudhat më të errëta të historisë së saj në futboll. “Pancerat“ dështojnë të kalojnë grupin për të dytën herë radhazi në një Kupë Bote. Në një lidhje direkte me emisionin “Botërori Katar 2022”, Altin Rraklli ka analizuar situatën e ekipit kombëtar gjerman. Ish-sulmuesi i njohur shqiptar tregon se e priste që Gjermania të mos shkonte larg, pasi trajneri Flik nuk ndryshoi asgjë nga paraardhësi i tij, Lëv.

“Në fakt është e freskët, pak minuta ka që ka mbaruar ndeshja. Nuk e prisja të vazhdonte shumë gjatë Gjermania. E prisja. Kishte shumë gjëra që nuk shkonin te Gjermania, ndër vite ishin mbledhur. Prisja të ndryshonte diçka me Flikun, por nuk ndryshoi asgjë, la po atë mentalitet, po atë fiziologji si paraardhësi i tij. Me gjithë respektin e madh për Tomas Mylerin, ka dhënë gjithçka në futbollin gjerman me Bajernin dhe ekipin kombëtar, por nuk mund të fitohej dhe të shohej shumë larg me Tomas Mylerin si qendërsulmues. Ishte e paimagjinueshme për mua.

Nuk e prisja të eliminohej që në grup, patjetër që nuk e prisja me ata kundërshtar që kishte, por nuk e prisja të shkonte shumë larg. Nga ana fizike gjermanët nuk vuajnë ndonjëherë. Dua të kapem në disa pika të veçanta, në disa lojtarë të veçantë. Po e nis me pikën e fortë të Kombëtares së Gjermanisë. Kush është? Manuel Nojer. A e patë Manuel Nojerin sot në dy golat që pësoi, të dy i pësoi për fajin e vetë? Pastaj dalim te mbrojtja me Zylen që edhe unë po të luaj futboll jam më i shpejtë se ai. Janë disa gjëra që nuk shkojnë. Tomas Myleri lë në stol Kai Havertcin“, ka thënë Altin Rraklli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.