Dje rinovoi Arlind Kalaja, sot e ka pasur radhës Alsid Tafili të firmosë për Vllazninë. Mesfushori ishte pa kontratë, duke qenë se i kishte përfunduar në fund të sezonit të shkuar, por kishte një marrëveshje paraprake me klubin shkodran për të rinovuar, ndaj prej ditësh i është bashkuar në stërvitje ekipit.
Sot Vllaznia ka njoftuar me një komunikatë zyrtare në faqen e vet në internet se Tafili ka firmosur një kontratë një-vjeçare, duke i qëndruar besnik skuadrës së vendlindjes. Në ditët e ardhshme priten firma të reja.
Tashmë 29 vjeç, Tafili vjen nga një sezon i shkëlqyer në aspektin personal, duke qenë lojtari i tretë më i aktivizuar te Vllaznia, me 32 ndeshje e 4 gola në Superiore.