Edhe Skënderbeu solidarizohet me Gjokën

Agresioni ndaj Ernest Gjokës pasditen e djeshme ka preku Shkodrën, por nuk ka lënë indiferente gjithë futbollin shqiptar. Sot edhe Skënderbeu, me një komunikatë zyrtare për shtyp, i ka dhënë mbështetjen e vet trajnerit të Vllaznisë, ndërsa ka kërkuar nga autoritetet zbardhjen e ngjarjes.

DEKLARATA

Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ shpreh mbështetjen maksimale ndaj trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka, i cili u sulmua ditën e djeshme fizikisht pas përfundimit të stërvitjes.

Ngjarje e shëmtuar dhe e paprecedent ndaj ‘institucionit’ të trajnerit, ngjarje e cila nuk ka lidhje me botën e futbollit, misionit dhe mesazhit pozitiv dhe ‘Fair Play’ që të gjithë ne, anëtarët e komunitet sportiv në Shqipëri duam të përçojmë.

Stafi teknik i klubit me në krye trajneri Ilir Daja janë shprehur të shqetësuar mbi këtë ngjarje dhe kërkojnë nga autoritetet përkatëse zgjidhjen e situatës, kapjen e autorit dhe mbrojtjen e profesionit të trajnerit.

Me respekt

KF Skënderbeu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *