Vendimi i UEFA-s për të luajtur finalen e Europa League në Baku ka hasur në kontestime të të mëdha. Udhëtimi i vështirë dhe mungesa e fluturimeve drejt Azerbajxhanit kanë bërë që qeveria e futbollit evropian të akuzohet për këtë si një vendim i pamenduar. Ajo që bëri më shumë zhurmë dhe krijoi debat ishte fakti se Mkitarian nuk arriti të udhëtonte për të luajtur, për arsye sigurie.
Aleksanër Ceferin, presidenti i UEFA-s është përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ai shprehet se edhe qytetarët e Azerbajxhanit e meritojnë të shohin futboll në nivele të larta në vendin e tyre. Thotë se evitimi i futbollit prej konflikteve të tilla nuk duhet të ndodhë.
“Problemi i të drejtave të njeriut është problem edhe në vende të tjera. A do të thotë kjo se tifozët në Baku nuk duhet të shohin futboll të gjallë? Ka dhe atje njerëz që jetojnë dhe e duan futbollin. Nëse futbolli e lejon veten të ndalet në situata të tilla atëherë nuk mund të organizojmë asgjë në të ardhmen. Kemi arritur të menaxhojmë një Kampionat Evropian perfekt ne Francë, ku rrezikohej nga sulmet terroriste”, u shpreh Ceferin.