Edhe Luftëtari në Greqi, merr me vete sulmuesin afrikan të Feronikelit

Pas Flamurtarit, edhe Luftëtari do të udhëtojë të premten drejt Greqisë, për të vazhduar fazën përgatitore të verës, raporton Supersport. Klubi nga qyteti jugor konfirmon se skuadra do të akomodohet në të njëjtën zonë me Flamurtarin, në qytezën Nausa të vendit fqinj, për të vazhduar rreth 2 javë fazën përgatitore nën urdhrat e trajnerit të ri Daniel Fernandez. Ndërkaq, klubi po punon me shpejtësi në merkato, sepse nuk ka shumë kohë.

Marrëveshja me ish-sulmuesin e Feronikelit në Kosovë, Abu Kamara, është arritur dhe futbollisti nga Liberia do të udhëtojë bashkë me skuadrën drejt Greqisë.

20-vjeçari merr vendin e lënë bosh nga Rexhinaldo, tashmë te Laçi.

 

Gjithashtu, Luftëtari punon edhe për repartet e tjera të skuadrës pasi klubi është pranë afrimit të një mesfushori dhe një sulmuesi respektivisht nga Argjentina dhe Uruguaji, ndërsa një tjetër amerikan latin nga vendlindja e trajnerit do të afrohet në repartin e mbrojtjes. Bluzinjtë janë në mesin e fazës përgatitore të verës dhe gjatë ditëve të ardhshme me ta në Greqi do të bashkohen edhe tre lojtarët amerikano-latinë, emrat e të cilëve nuk janë publikuar ende. Sipas burimeve zyrtare, stafi po punon për të ndërtuar një skuadër të fortë dhe konkurruese ashtu si një sezon më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *