“Edhe bari nuk ishte i mirë“, lojtari Spanjoll tregon arsyet e eliminimit ndaj Marokut: Ishin shumë punëtorë

Spanja është eliminuar nga Kupa e Botës. Futbollistët iberikë u treguan të pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë kështu mundësinë Marokut të shkojë në çerekfinale. Marcos Llorente ka folur për mediat pas eliminimit, ku ka thënë se marokenët ishin shumë të mbyllur në mbrojtje, ndërsa shton se edhe bari nuk ishte në gjendje të mirë.

“Penalltitë janë ato që keni. Luani një lojë të shkëlqyer dhe nuk mund të shënoni gol dhe gjithçka mund të ndodhë me penalltitë. Ishte shumë e komplikuar, ata ishin shumë të mbyllur në anën e pasme, as bari nuk ishte i mirë dhe ata ishin shumë të mirë në prapavijë. Të gjithë ishin shumë punëtorë”, ka thënë Marcos Llorente./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online