“Edhe 100 Silvinjo!”, Presidenti Duka uron trajneri e Kombëtares me rastin e ditëlindjes

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Junior feston sot ditëlindjen e tij të 49-të dhe në këtë ditë të shënuar ka ardhur edhe urimi i Presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

Në mesazhin e tij Presidenti Duka i uroj teknikut brazilian një jetë sa më të shëndetshme si edhe sa më shumë suksese në stolin e Kombëtares shqiptare në këtë rrugëtim të nisur ndërkohë në kualifikueset e Euro Gjermani 2024.

“Gëzuar ditëlindjen Sylvio Mendes Campos Junior! Në këtë ditë të veçantë për trajnerin e Kombëtares dua t’i uroj në emër të FSHF-së dhe komunitetit të futbollit shqiptar, jetë sa më të gjatë e të shëndetshme, si edhe sa më shumë fitore e rezultate pozitive në rrugëtimin tonë drejt finaleve të EURO Gjermani 2024! Edhe 100 Silvinjo!”, – shkruan Presidenti i FSHF-së në mesazhin e tij.

Silvinjo, i cili është ka nisur zyrtarisht punën si trajner i Shqipërisë në fillim të muajit janar, ka lindur më 12 prill 1974 në Sao Paolo të Brazilit.

49-vje?ari, i cili ka një CV të pasur si futbollist dhe trajner, ka një eksperiencë të madhe në botën e futbollit ndërkombëtar pasi në karrierën e tij si lojtar është aktivizuar te Corinthias, Arsenal, Celta Vigo, Barcelona dhe Manchester City.

Pasi vari këpucët në gozhdë ai ka punuar si trajner me klube si Cruzeiro, Sport Recife, Nautico, Corinthias, Inter, Olimpik Lion, Korinthias si edhe zëvendës trajner i Brazilit për tre vite. Silvinjo ka nënshkruar një kontratë 18-mujore me Federatën Shqiptare të Futbollit deri në përfundim të Euro 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online