VIDEO/ “Oh Kanada”! Tifozi ishte ulur pranë mikrofonit dhe zëri i tij oshëtinte në stadium, kështu u tall me lojtarin e Bayern Munchen

Manchester City tregoi forcën e tij në përballjen e mbrëmshme në Etihad dhe Bayern ka një mision pothuajse të pamundur për të bërë një mrekulli në ndeshjen e dytë.

Qytetarët zhvilluan një nga ndeshjet më të mira të këtij sezoni, por pakkush e priste një fitore kaq bindëse. Golat për vendasit u shënuan nga Rodri, Bernardo Silva dhe Erling Haaland.

Sa i përket Bayernit, është e qartë se tifozët e klubit gjerman nuk mund të jenë aspak të kënaqur me atë që skuadra e tyre tregoi mbrëmë në Etihad dhe shumë besojnë se rrugëtimi i tyre në Champions League për këtë sezon tashmë ka përfunduar.

Përveç golave të mrekullueshëm në Etihad, mbrëmë pamë edhe disa momente interesante. Joao Cancelo u rikthye në këtë stadium për herë të parë pasi shkoi në Bayern si huazim në janar.

Megjithatë, ajo që i habiti veçanërisht të gjithë ishte brohoritja që dëgjohej nga tribuna sa herë që Alphonso Davies vinte në kontakt me topin.

Mbrojtësi i majtë i Bayernit u vu në shënjestër të një tifozi të Manchester Cityt dhe sa herë merrte topin nga tribuna dëgjohej “Oh, Kanada”, e cila u bë hit në rrjetet sociale pas ndeshjes.

Dihet që Davies vjen nga Kanadaja, por nuk është e qartë se çfarë po përpiqeshin të bënin tifozët e Cityt me thirrje të tilla kundër lojtarëve të Bayernit, teksa ishte i njëjti tifoz që me sa duket ishte ulur diku pranë njërit prej mikrofonave që ndodheshin pranë fushës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online