“Murinjo nuk do të jetë kurrë si Guardiola, e di vetë se ku t’i fus trofetë”! Degradon ofendimi nga Casano: Gazetarët në Itali të kanë frikë, ti je zero

Debati i madh mes Casanos dhe Mourinho është kthyer në spektakël në Itali. Cassano nisi i pari gjithçka duke u shprehur se portugezi nuk vlen asgjë si trajner. Mourinho u kundërpërgjigj menjëherë duke i kujtuar trofetë që ka fituar deri tani. Megjithatë, reagimi i Casanos ka qenë i ashpër duke i treguar vendin se ku t’i fus ato.

“Unë kurrë nuk kam folur keq për Mourinhon. Nuk e gjykoj atë në nivel personal, por do të vazhdoj ta kritikoj atë si një trajner në futboll. Ai gjithashtu e di se ku mund t’i fusë të gjithë ata trofe që ka marrë dhe me siguri e keni kuptuar”, tha Casano duke buzëqeshur dhe ka shtuar:

“Mourinho, ti nuk do të jesh kurrë pjesë e kalibrit të Guardiolës. Ai është një trajner fenomenal, ti je zero. Nuk i ke respektuar lojtarët, vetëm i ke fyer. Mësoni nga Spalletti ose De Zerbi se si të luani futboll spektakolar, je zero. Gazetarët në Itali të kanë frikë, nuk lejohen të pyesin asgjë. Ata thjesht ju lëpijnë”, tha Casano. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online