Apolonia është e rënë në Kategorinë e Parë dhe nuk ka shkëlqyer në Superiore ashtu siç u mendua në sezonin e shkuar, duke qenë se prodhon shumë talente për futbollin shqiptar. Megjithatë një prej elementeve që ka shkëlqyer me fierakët është portieri Romeo Harizaj.
Asgjë për t’u kritikuar në një ekip që ndërroi shumë trajnerë brenda një kampionati dhe shumë për t’u komplimentuar në mënyrën sesi ka mbrojtur portën e Apolonisë. Ditën e nesërme gardian mban në duar edhe shpresat e Vllaznisë për titullin kampion, pasi do të luajë kundër Teutës.
Megjithatë lajmi më i bukur për të do të vijnë në mëngjesin e publikimit të listës nga trajneri Reja. “Sport Ekspres” zbulon nga burime brenda Apolonisë se ftesa ka mbërritur për Romeo Harizajn që do të jetë i përfshirë në listën sa i përket dy miqësoreve që do të zhvillojnë kuqezinjtë në qershor. /Sport Ekspres/