E vetmja statistikë e lartë e rregjistruar te Angli-Skoci, kjo është shifra e frikshme e konsumimit të litrave të birrës

Angli-Skoci ishte më tepër një përballje e nxehtë jashtë fushës së blertë sesa brenda saj. Tërësisht zhgënjyese ishte performanca e dy Kombëtareve, aq sa është përfolur edhe për një “marrëveshje” në barazim. Nga njëra anë “tre luanët” nuk e dëshirojnë vendin e parë për t’u mos u përplasur me vendin e dytë në grupin e ferrit të këtij Europiani, ndërsa Skocia e dëshironte me patjetër pikën për të qenë ende në garën e kualifikimit.

Në ndeshjen me statistikat e ulëta sa i përket kartonëve dhe rasteve në portë, numrat flasin për këtë përballje sa i përket pijeve alkolike. Sipas Shoqatës Britanike të Birrës, gjatë këtij takimi janë konsumuar më shumë se 2 milion litra birrë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *