“E vështirë të ndalësh këtë Teutën”, Ermal Tahiri: Skënderbeu po shpreson për mbijetesën

Superliga është futur në fazën më të bukur të saj. 4 ekipe luftojnë për vendin e parë në kampionat si dhe tre ekipe vazhdojnë të besojnë tek mbijetesa. Edhe pse dukej se do të ishte Bylisi skuadra që do të kishte shancin e “Play Out”, humbja e fundit ndaj Partizanit, e ka komplikuar shumë situatën. Tashmë diferenca mes të dy ekipeve është vetëm tre pikë. Ndërkohë në krye të klasifikimit, Teuta është shkëputur me dy pikë nga vendini dytë, megjithatë gjithçka mbetet e hapur. Asnjë nga skuadrat kryesore nuk ka treguar vazhdimësi dhe ajo prej të cilave do të jetë më e kujdesshme do të dalë kampion.

Ish-futbollisti i Kombëtares Ermal Tahiri, i ftuar ditën e djeshme në emisionin Skaner në MCN TV tha se Skënderbeu është futur seriozisht në garën për t’i shpëtuar rënies nga kategoria. Gjithashtu ai deklaroi se Teuta i ka të gjitha shancet për tu shpallur kampione nëse arrin të tregohet e kujdesshme, pasi për nga ana cilësore është më lartë se të tjerat.

“Duke patur parasysh se të gjitha skuadrat janë afër njëra-tjetrës Skënderbeu do shpresojë për mbijetesë. Kampionati në fazën e fundit do jetë akoma më i bukur. Vendet e para kanë hyrë tani në fazën e fundit dhe kush lë pikë del automatikisht nga gara. Tani duhet psikologji, qetësi dhe administrim. Këto cilësi i ka më së shumti Teuta. Nëqoftëse mban këtë ritëm është e vështirë për ta ndalur,”-u shpreh Tahiri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online