Jorginho ndjen vetëm keqardhje pas eliminimit të papritur të Italisë nga faza “play off” për Kupën e Botës. Mesufshori i Chelsea-t është shprehur pas ndeshjes se humba ndaj Maqedonisë së Veriut dhemb shumë, megjithëse nuk gjen askënd për t’i hedhur fajin, pasi axurrët dominuan takimin.
“Është e vështirë të shpjegosh dhe të gjesh përgjigje për atë që na ndodhi sonte. Ajo dhemb shumë, gjë që është një keqardhje e madhe. Ne dominuam fushën, krijuam shumë raste, por në fund humbja është realitet. Askush nuk është për t’u fajësuar. Ne luajmë futboll të mirë, fituam kampionatin evropian, por në këto ndeshjet e fundit bëmë gabime që nuk na kushtuan shumë”, ka thënë Jorginho./Sport Ekspres/