Qau si fëmijë se humbi penalltinë që do të barazonte ndaj Portugalisë, sulmuesi i Turqisë tërhiqet nga Kombëtarja: Do ta shoh në ëndërr, çdo natë

Burak Yilmaz është tërhequr nga Kombëtarja mes momenteve më të këqija. Sulmuesi i Lille humbi penalltinë për Turqinë kundër Portugalisë në minutën e 85, duke shpërdoruar mundësinë për ta dërguar rezultatin në 2-2. Kështu Portugalia arriti që të kalonte më tej dhe Yilmaz i shokuar nga gjithçka ndodhi, nisi që të qante si fëmijë duke njoftuar për dorëheqjen nga Kombëtarja.

“Jam në shok. Si nuk mund të shënoj gol nga penalltia? Kur e mora topin thashë me vete: “Gol i sigurt, 2-2 rezultati”. Tani do të mendoj për të ardhmen time dhe e mbyll këtu me Kombëtaren. Shtë një zhgënjim i madh. Nuk kam asgjë për të thënë. Këtë penallti do ta ëndërroj çdo natë gjatë gjithë jetës sime, përpara se të fle. Nëse do të shënoja gol, do të ishte histori tjetër. Kjo ndeshje lidhet me këtë penallti”, tha Yilmaz. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online