Ermal Tahiri, ish-futbollisti i Dinamos, ka analizuar elitën e futbollit shqiptar pas verdiktit përfundimtar që u dha në ditën e djeshme. Komplimentet janë dhënë përveç grupit fitues edhe për Alban Xhaferin.
Ky i fundit erdhi si presidenti i Vllaznisë në basketboll dhe menjëherë do të ndryshonte edhe ekipi i futbollit. Dikur duke luftuar për mbijetesën në Superiore, ndërsa këtë herë për titullin kampion deri në javën e fundit.
“Nëse sot i japim Martinit merita, unë them që bashkë me të më i miri i këtij sezoni është edhe Memelli. E shpëtoi Skënderbeun dhe është në finalen e Kupës. I lumtë presidentit të Skënderbeut, që e konfirmoi Memellin ende pa përfunduar sezoni.
Vllaznia ishte katalizatori i kampionatit shqiptar. E bëri ekipin siç duhet dhe arritën aty ku duhet. Merita e tyre e madhe është që krijuan një grup dhe e bënë në mënyrën e duhur. Erdhi një president i cili vjen nga basketbolli. Kishte një ecuri të mirë me trofe. Sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi duhet të merret shembull nga të tjerët”, tha Tahiri. /Sport Ekspres/