E vërteta e Elbasanit, reagojnë menjëherë “Tigrat Verdheblu”: Mos luani me ndjenjat e një qyteti që e do futbollin, nuk është shkrirë

Në ditën e djeshme në mediat sportive është publikuar lajmi për fundin e Elbasanit. Megjithatë tifogrupi i njohur, “Tigrat Verdheblu”, kanë reaguar nëpërmjet një postimi duke u shprehur se skuadra nuk është shkrirë, por është e bllokuar nga drejtoria e tatimeve Elbasan.

“Pas publikimit të kalendarit 2022-2023 të Kategorisë së Dytë mediat, portalet dhe gazetat postuan një lajm ku flitej për shkrirjen e ekipit historik “KF ELBASANI 1913” gjithashtu humbjen e trofeve të tij gjë që nuk është e vërtete.

Si në deklaratën e mëparshme, ju informojmë se ekipi “KF ELBASANI 1913” nuk është i shkrirë, por i BLLOKUAR nga Drejtoria e Tatimeve Elbasan. Pra, Elbasani ynë historik e ka ende historinë dhe trofetë, por ndodhen të bllokuara për shkak të borxheve të pashlyera dhe mosinvestimit në të.

Në ekstratin e nxjerrë nga Qendra Kombëtare e Biznesit mund të lexoni informacionet e ekipit privat (Elbasani 1913) i themeluar më datë 24.09.2020, pra ekipi me 2 vite krijim dhe jo ekipi historik i 1913. Ekipi privat i (Elbasanit 1913) me vit krijimi “2020” është ekipi i shkrirë dhe jo ai i “KF ELBASANIT” 1913.

Ju lutemi të mos përhapni informacione të pasakta dhe të mos luani më me ndjenjat e një qyteti që e do sportin dhe futbollin. “Tigrat Verdheblu”, 21.09.2022.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online