E quajtën si një “milanist të fshehur”! Ironia e fatit e kaloi te Interi, Acerbi pranon vështirësinë: E kaluara është e kaluar

Acerbi ishte një nga lojtarët më të kritikuar vitin e kaluar tek Lazio që pas ndeshjes ndaj Milani, ku po buzëqeshte në golin e pësuar ndaj kuqezinjve. Shumë tifozë lacialë dhe interistë e akuzuan lojtarin se është një “milanist i fshehur”.

Megjithatë, në verë mbrojtësi italian i habiti të gjithë duke u transferuar tek Interi. Por 34 vjeçari nuk po arrin të jetë zgjedhja kryesore e trajnerit Inzaghi. Në një intervistë për mediat italiane, Acerbi deklaroi se pavarësisht kundërshtimit nga tifozët është i lumtur që u transferua te Interi.

“Ishte një verë shumë intensive dhe e ‘nxehtë’, me plot kuptimin e fjalës. Transferimi im nga Lazio te Inter ishte shumë i vështirë në aspektin personal dhe nuk ishte e lehtë. Gjithsesi, e kaluara është e kaluar. Gjërat tani kanë ndryshuar dhe tani jam i lumtur që jam pjesë e Inter dhe dua të bëjë mirë këtu” -tha Acerbi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online