E veçantë/ Roma gëzon tifozët që panë turpërimin më të madh në histori, i jep biletat për në Tiranë

Roma ka siguruar finalen e Ligës së Konferencës pas eliminimit të Leiçesterit. Ekipi i Murinjos do të përballet me Fejnordin në “Air Albania“ më 25 maj, ku do të jenë të pranishëm edhe 166 tifozët që panë me sytë e tyre turpërimin më të madh në historinë e klubit.

Humbja 6-1 në Norvegji kundër Bodo/Glimt-it la një shenjë të zezë në historinë e Romës, prandaj klubi italian ka vendosur të shpërblejë tifozët që ishin të pranishëm në stadium për të parë këtë sfidë. Kështu 166 të pranishmit në Norvegji do të marrin bileta për finalen e Ligës së Konferencës, që do të zhvillohet në 25 maj./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online