“Askush nuk e kritikoj zgjedhjen më parë”, në Itali shkruajnë për finalen e vendosur në Tiranë: Nuk jemi në Wembley apo Allianz Arena, të gjithë…

0

Conference League u mendua si një kompeticion i tretë dhe tërësisht i parëndësishëm në nisje të tij. Megjithatë lotët e Murinjos pasi Roma arriti në finale gjatë mbrëmjes së djeshme dhe stadiumet e tejmbushura për gjysmëfinalet e këtij trofeu që aktin final e luan në Tiranë, tregon shumë sa i përket rëndësisë së shtuar.

Ndërkohë në Itali po shkruhet se zgjedhja e finales në Air Albania, tani mund të shihet me nota kritike për kapacitetin e stadiumit, pasi të gjithë duan një biletë për të qenë në kryeqytetin shqiptar. “Askush muaj më parë nuk pati guximin të kritikonte këtë zgjedhje, me një Kupë që më parë dukej se nuk e donte ta fitonte askush. Dhe tani të gjithë në Tiranë. Ose më mirë, jo të gjithë.

E konceptuar në fillim për të rritur numrin e ekipeve të përfshira në Europë, kompeticioni i përbuzur i UEFA-s për muaj e muaj me radhë, u ndez në pjesën e fundit. Katër klubet e gjysmëfinales, mes golave dhe spektaklit, ndërsa stadiumet ishin plot, tashmë akti final në Tiranë. Nuk jemi në Ëembley apo Allianz Arena, por thjeshtë në…”Arena Kombëtare”, me një kapacitet prej 21.690 vendesh. Shumë kanë nisur ta shënojnë datën 25 maj në kalendar duke pyetur veten: “A do të mund të gjej ndonjëherë një biletë”, shkruhet në La Repubblica. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.