Kristiano Ronaldo u largua nga Reali i Madridit, duke kërkuar një aventurë të re në Torino. Portugezi, në mënyrë të pavetëdijshme, ka prishur një traditë 18-vjeçare tek skuadra e Real Madrid.
Do të jetë sezoni i parë pas plot 18 vitesh që “galaktikët” nisin pa një lojtar në skuadër, që e ka fituar të paktën një herë trofeun më të rëndësishëm individual për futbollistët. Një statistikë interesante, por që nga viti 2000, Reali ka pasur gjithnjë një “yll” të dekoruar në skuadër dhe ky do të jetë edicioni i parë pa një “Top të Artë”.
Traditën e nisi Luis Figo në vitin 2000, për t’u ndjekur më pas nga Ronaldo Fenomeni, apo dhe Kaka, Ouen e Fabio Kanavaro, për të shkuar më pas tek epoka e CR7-ës. Një fillim i ri për Realin, por dhe një rekord që vështirë se do të arrihet në të ardhmen.