VIDEO/ Tifozët e Shqipërisë e kuptojnë menjëherë, Sokol Cikalleshi “thyen shtyllat” në Arabinë Saudite: Si njëherë e një kohë

Sokol Cikalleshi është në huazim te Al Khaleej në Arabinë Saudite pas aventurës së fundit te Konyaspori. 32-vjeçari nuk po arrin që të gjejë formën më të mirë të mundshme sa i përket golave të shënuara, por duket se edhe fati është kundër tij.

Në ndeshjen e fundit Al Kahleej do të humbiste me shifrat 1-0 ndaj Al Ettifaq. Sokol Cikalleshi ka postuar një video në profilin e tij duke treguar se ka goditur dy herë traversën: “Si njëherë e një kohë”, shkruan sulmuesi në rrjetet sociale, duke kujtuar periudhën e tij te Kombëtarja Shqiptare para disa vitesh, ku çdo tentativë e tij do të ndalej në traversë. /Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sokol Cikalleshi (@sokolcikalleshi)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online