“Po iki në konferencën dhe po them diçka tjetër, mos u habisni”! Ndërtoni narrativë tjetër në media, Czech tregon Mourinho-n: Ishte një hap përpara të tjerëve

Ish-portieri dhe ikona e Chelseat, Petr Cech ka zbuluar taktikat interesante të ish-trajnerit të Bluve të Londrës, Jose Mourinho. Jose Mourinho konsiderohet si një nga trajnerët më të mirë në historinë e futbollit, por sigurisht që është më karizmatiku nga të gjithë. Jo më kot portugezit iu vu nofka The Special One.

Mourinho fitoi titujt e Premier League me Chelsean në 2004 dhe 2005, pastaj në 2015. Mourinho ishte i njohur për lojërat e tij të mendjes me rivalët e tij, duke mbjellë narrativa me shtypin për t’i bërë ata të fokusoheshin në çështjet që ai dëshironte.

“Njerëzit e kanë këtë perceptim të Jose-së padyshim nga TV dhe për shkak të konferencave të tij për shtyp. Shpresoj se ai nuk do të shqetësohet nga kjo që do të them, ndonjëherë vinte në takimin tonë dhe thoshte: ‘Djema, kjo është ajo që dua. Kjo është ajo që unë me të vërtetë e dua. Kjo është ajo që ne po bëjmë vërtetë, por unë do të shkoj në një konferencë shtypi dhe do të them diçka tjetër, kështu që mos u habitni. Është vetëm diçka që unë dua t’u jap atyre që ta dëgjojnë. Ishte një hap përpara për këtë”, tha Czech. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online