E turpshme, fusha e re e Tomorit në gjendje të frikshme

Ta quash turp është pak, sepse ky është skandal që duhet hetuar. Nuk është e mundur që një fushe me bar sintetik të shkatërrohet për dy muaj. Nuk ka mundësi, kur dihet që fusha të tilla vendosen për të rezsituar për vite të tëra, kur fusha me bar natyral nuk mbahet dot në gjendjen e duhur.

Pamjet e fushës së Tomorit, gjatë miqësores së djeshme kundër Albpetrolit, janë për të vënë duart në kokë. Fushë e mjeruar, ku duket qartë se janë tallur, të gjithë ata që kanë gisht në sjelljen dhe vendosjen e saj në stadiumin e Beratit.

Në një vend normal, do të niste hetimi dhe do të rrezikohej të paktën vendi i punës, për këdo që ka përgjegjësi. Në Shqipëri tallen, nga mëngjesi në darkë, duke premtuar broçkulla, integrim në BE, drejtësi të pavarur e të ndershme, stadiume moderne, kualifikim në Botëror, rrugë me 25 korsi, e të tjera perla të tilla.

MIQËSORJA 

Tomori ka zhvilluar miqësoren e dytë, duke fituar ndaj Albpetrolit në shtëpi me rezultatin 4-3. Miqtë shënuan tre herë në pjesën e parë, por përmbysja ka ardhur në pjesën e dytë. Beratasit janë befasuar nga loja e bukur dhe e shpejtë e miqve nga Patosi. Skuadra e drejtuar nga trajneri Miço tregoi se në këtë sezon futbollistik rikthimi në të Parën është një objektiv serioz dhe i mundshëm për t’u realizuar. Albpetroli shfaqi personalitet dhe dëshirë për të fituar në Berat, përballë një Tomori që e nisi takimin me mungesën e katër titullarëve. Kapiteni Bitri dhe mesfushori Hyseni ishin të dëmtuar, ndërsa Myzyri dhe Kopa7e u hodhën në fushë në pjesën e dytë. Nigeriani Onuh është përfundimisht i larguar nga Tomori, sipas teknikut Arbëri.

TOMORI – ALBPETROL 4-3  

Shënues: Buba 10’, Kopaçe 71’, Çaço 73’ (pen.), Mahmutaj78’ / Hatia 5’, Mehmeti 32’, Hysko 44’

Tomori: Kaloshi, Daci, Hoxha, Çaço, Mirani, Drabo, Sharavolli, Koleci, Mersini, Mitraj, Buba. Trajner: G. Arbëri. (U aktivizuan: Haxho, Myzyri, Kopaçe, Xherimeja, Serdari, Lamaj, Kallmi, Ajdinaj).

Albpetroli: Harizaj, Kapo, Mehmeti, A. Prifti, Naci, Balla, Idërshai, Sako, Hëna, Hyska, Hatia. Tr: M. Miho. U aktivizuan: Babaj, Xhoxhaj, Mahmutaj, Muhametaj, Fasko, I. Lalaj, A. Lalaj, Çaushi.

Gjyqtarë: A. Dosti, S. Durmishi, A. Balliu

One thought on “E turpshme, fusha e re e Tomorit në gjendje të frikshme

Leave a Reply to Tifozat e Partizanit Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *