E trishtë për futbollin shqiptar! Bujar Gogunja ndërron jetë, reagon edhe Armand Duka: Njeriu i mençur e fjalëpak

Një lajm i trishtë ka ardhur për futbollin shqiptar. Legjenda e portës, Bujar Gogunja, nuk ka mposhtur dot betejën me një sëmundje të rëndë që e shoqëronte, duke ndërruar jetë. Gogunja ishte shqiptari i parë që shkroi emrin në majën e lartë të futbollit botëror për shkak se atëherë kaloi 11 ndeshje pa pësuar gol. Mbi këtë njoftim të trishtë ka reaguar edhe kreu i FSHF, Armand Duka. “Të dashur miq të familjes sonë të madhe të futbollit, Pak minuta më parë mora lajmin e trishtë se miku im i mirë Bujar Gogunja, portieri i madh i Elbasanit të viteve ‘80-të, njeriu i mençur e fjalëpak, u nda nga jeta pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Ish-portieri i Labinotit kampion të sezonit 1983-1984 ishte pjesë e atij brezi të artë të futbollit elbasanas që sollën emocione të mëdha në gjithë futbollin shqiptar. Bujari, ishte një ikonë e portës dhe do të kujtohet gjithmonë për rekordin e tij prej 1037 minutash pa pësuar gol. Ai mbeti një frymëzim për brezat e rinj dhe kontribuoi për qytetin e tij edhe si trajner portierësh te Elbasani kampion i sezonit 2005-2006. Në këtë moment të vështirë për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh ngushëllimet e mija më të ndjera për humbjen e njeriut të tyre më të dashur.  Kujtimet që na ka lënë, do të jenë gjithmonë të paharruara. Prehu në paqe Bujar, do na mungosh të gjithëve”, shkruan Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online