Di Maria e quajti si më të keqin! Van Gal “lë nam” në konferencë, Memphis Depay i refuzon puthjen në buzë trajnerit (VIDEO)

Holanda do të takohet me Argjentinën në fazën çerekfinale të Botërorit të Katarit. Përpara kësaj ndeshje, Van Gal ka një histori të hapur me Di Marian. Ky i fundit e ka cilësuar si trajnerin më të keq që ka pasur në karrierë, pasi të dy ishin pjesë e Manchester United dikur, por tani janë kundërshtar.

“Në Angli problemi im i vetëm ishte trajneri. Van Gal ka qenë trajneri më i keq që unë kam pasur në karrierën tim, i padurueshëm. Kam shënuar njëherë një gol dhe dhashë asist. Të neërmen më erdhi për të më treguar pamjet e pasimeve të gabuara”, tha asokohe Di Maria.

Tashmë Van Gal ka ardhur me një reagim në konferencën për shtyp para ndeshjes, duke shkaktuar të qeshura të mëdha te gazetarët. “Di Maria tha se unë isha një nga trajnerët më të keq që kishte. Është një nga lojtarët e pakët të mi që mendojnë kështu. Më vjen keq, jam shumë i trishtuar që e tha këtë. Shiko, të gjitha vuajtjet që kaloi Di Maria, i ka kaluar edhe Memphis Depay. Por ja ku jemi tani, ne të dy mund të puthemi edhe në buzë me njëri-tjetrin”, u shpreh Van Gal.

Sigurisht që nga ana e Depayt do të vinte mohimi, për t’i refuzuar trajnerit këtë puthje në buzë. Nga ana tjetër, lojtari i Holandës nuk mund të mbante dot të qeshurën dhe nuk e besoi se çfarë tha trajneri i tij para gazetarëve. /Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online