“Po mësoj nga Lewandowski, nuk e harroj golin e parë me Tiranën”! Ernest Muçi i bindur për Europianin me Shqipërinë: Më thonë se jam talenti më i madh…

Ernest Muçi është padyshim një prej futbollistëve më të talentuar që ka dalë nga toka shqiptare. Një prodhim i yni që kaloi menjëherë te Legia e Varshavës, pa trampolinë. Pavarësisht kohëve të kaluara, Muçi nuk e harron kurrë golin e parë që ka shënuar me fanellën e Tiranës. Në një intervistë për “Tribalfootball”, Muçi kujton saktësisht edhe datën.

“Isha 16 vjeç kur u transferova nga Dinamo në KF Tirana në akademi dhe më pas, 6 muaj më vonë ekipi i parë thirri familjen time dhe më thanë se mund të shkoja për përgatitjen në Antalia me ekipin e parë. Isha shumë i emocionuar. Pasi u kthyem në Shqipëri, debutova kundër Shkumbinit dhe pata shumë emocione dhe ndihesha shumë krenar që emri im ishte në fanellë, ishte fanella ime e parë. Goli i parë me Tiranën? Ishte data 3 mars 2018. Kam shënuar golin e parë kundër Shënkollit, me një klub të madh si Tirana ishte një ëndërr e realizuar në atë moshë”, tha Muçi.

Por si erdhi transferimi te Legia e Varshavës dhe cili është reagimi kur lojtarit i vendosin në pah faktin se është një prej më të talentuarëve që ka dalë nga Shqipëria? “Jam i lumtur që njerëzit më thonë se jam një nga futbollistët më të talentuar në Shqipëri, por nuk dua të jem thjesht një talent, dua të tregoj gjithnjë e më shumë veten për kombëtaren dhe klubin tim, Legia. Unë jam ende i ri 21 vjeç, por duhet të bëj gjithnjë e më shumë punë që të jem versioni më i mirë i vetes.

Në janar të vitit 2021, agjenti im më tha se Legia e Varshavës ishte e interesuar për mua dhe unë i thashë: ‘Ok, bëje të ndodhë!’. Më pas folëm me Tiranën dhe transferimi u realizua dhe isha shumë i lumtur që kalova këtu. Ishte një nga ëndrrat e mia që kur fillova të luaja futboll të luaja për një klub të madh jashtë Shqipërisë, kështu që ishte vërtet një ëndërr e realizuar për mua.

Zgjodha Legian sepse skuadra ishte kampione e Polonisë, ata luajnë në Evropë ishte një mundësi e mirë për mua që të tregohesha dhe të isha pjesë e një klubi të madh me një histori të madhe dhe kjo është arsyeja pse nuk u mendova dy herë kur ata më thirrën”, tha Muçi.

Në fund ka një koment sa i përket shortit të Europianit me Shqipërinë dhe njëkohësisht për modelin që ndjek nga lojtarët e kalibrit botëror. “Unë mendoj se shorti për Euro24 është një short i mirë për ne. Ne duhet të punojmë shumë dhe të jemi së bashku në këtë rrugë që kemi nisur. Kemi një shans të madh për të qenë në Euro 24 në Gjermani. Synimi im personal është të jem pjesë e ekipit dhe jap maksimumin tim sa herë që luaj.

Më pëlqen të shikoj Lewandowski duke luajtur. Mendoj se ai është shumë i zgjuar në mënyrën se si lëviz rreth zonës. Mendoj se ai është një nga më të mirët në atë pozicion, përpiqem të mësoj sa më shumë që të jetë e mundur”, përfundoi Muçi. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online