E trishtë në pragun e ndërrimit të viteve, ndërron jetë ish-trajneri i Shqipërisë

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur për futbollin shqiptar, ndërsa jemi në prag të ndërrimit të viteve. Ish-trajneri i Kombëtares, Shyqyri Rreli ka ndërruar jetë. Njoftimi vjen nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili shkruan:

“Të dashur miq të familjes tonë të madhe të futbollit, në këtë mëngjes të fundit të vitit 2019, po ndaj me ju lajmin e trishtë se ish-trajneri i Kombëtares, Shkëndijës dhe Tiranës, Profesor Shyqyri Rreli, është ndarë nga jeta.

Profesor Rreli do të ngelet përherë në memorien time si një nga trajnerët më të sukseshëm shqiptar. Një figurë e madhe e Tiranës dhe Shqipërisë që me urtësinë, qetësinë dhe komunikimin e shkëlqyer fitoi zemrat e të gjithë lojtarëve dhe sportadëshve shqiptar. E gjithë jeta e tij ishte në shërbim të progresit të futbollit shqiptar, duke qëndruar gjithmonë larg sherreve dhe debateve të kota. 


Në këtë moment të vështirë për të gjithë ne, për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Kujtimet që na ka lënë, do të jenë të paharruara. Prehu në paqe Profesor!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online