Formacioni më i mirë shkakton debat te “Procesi Sportiv”: Po çfarë do Boldori aty?

Teksa jemi në fundin e vitit në Superiore, kanë nisur të publikohen edhe formacionet më të mirapër këtë sezon të ri. Këtë gjë e ka bërë edhe “Procesi Sportiv”, ku shumë diskutime janë hapur më saktësisht për një rol në fushë.

Bëhet fjalë për qendrën e mbrojtjes, atje ku gjendej Boldori së bashku me Obanor. Menjëherë të pranishmit në studio, gazetari Ylli Aga dhe Lorenc Jemini kanë reaguar njëzëri: “Po çfarë do Boldori aty? Duhej të ishte Belica më mirë”. Gjithashtu Jemini ka pyetur: “Kush e ka nxjerrë këtë formacionin njëherë? Nga ka dalë?”. E për të mbyllur diskutimin ka menduar prezantuesja Ilda Bejleri: “Po normalisht që është përzgjedhur nga stafi ynë, por gjithmonë ka vend për debat në këto gjëra”. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online