E trishtë/ Askush nuk telefonoi për ta shpëtuar nga borxhet, në Itali falimenton një klub i njohur dhe nuk do të ekzistojë më

Një tjetër klub i famshëm italian pësoi një nokaut total. Nga sot, 10 Prill 2022, Catania zyrtarisht nuk ekziston më! Klubi është fshirë nga regjistri, të gjithë lojtarët janë të lirë, sezoni nuk do të përfundojë dhe një histori futbolli nga Siçilia, e cila nisi që nga viti 1929, është fshirë. Klubi ka pasur shumë turbulenca sezonet e fundit. Kishte borxhe që nuk mund të fshiheshin, duke pritur që një blerës të shpëtonte Catania-n. Deri sot kishte një afat, askush nuk telefonoi dhe kaq. Fundi i një tjetër klubi sicilian.

Një fat të ngjashëm pati edhe Palermo, e cila e nisi nga grada më e ulët me një emër dhe stemë të re, ndaj mund të themi se është një ditë e zezë për futbollin sicilian. Catania ishte pjesë e skandaleve të ndryshme të trukimeve, u ndëshkuan me pikë dhe gjoba. Meqë ra fjala, Catania është një klub me rreth 230 mijë tifozë, që e bën të 12-tin në Itali. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *