E thonë precedentët/ Kaosi i sulmit të Vllaznisë, zgjidhet kundër Skënderbeut

Vllaznia do të presë në Shkodër ekipin e Skënderbeut në fundjavë, për të luajtur takimin e javës së 6-të në Superiore. Shkodranët gjenden në një pozitë jo të mirë në tabelën e renditjes, ku pozicionhen në vendin e 7-të dhe kanë kanë katër javë që kanë harruar shijen e fitores.

Një të tillë e kanë marrë për herë të fundit në ndeshjen hapëse të sezonit të ri. Për të mos mjaftuar kjo, ekipi i Vllaznisë ka kaluar në një “thatësirë” golash, pasi kanë arritur të shënojnë vetëm një herë në këto 5 javë kampionat, pikërisht në ndeshjen e parë të kampionatit.

Por në ndryshim nga sulmi, mbrojtja e ka bërë detyrën e saj, me vetëm dy gola të pësuar, duke qenë së bashku me Teutën ekipi që ka pësuar më pak. Megjithatë përballë do të kenë korçarët, me të cilët e shkuara ka rezervuar gola, ku në 5 ndeshjet e tyre të fundit është shënuar plot 23 herë. Ndoshta kjo është një shenjë e mirë për shkodranët, që të mund të nxjerrin sulmin nga gjendja në të cilët aktualisht ndodhet./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online