Skandal/ Bajerni kërcënon Gjermaninë: Ter Stegen para Neuer? Nuk ju japim më lojtarë

Gara për të marrë vendin e titullarit në portën e Kombëtares së Gjermanisë është bërë më e fortë se kurrë. Manuel Neuer ka qenë për shumë vite titullar i padiskutueshëm te gjermanët dhe kjo ka krijuar pakënaqësi te Ter Stegen, i cili e ka shprehur hapur një gjë të tillë.

Por portieri i Barcelonës ka më shumë se asnjëherë shanse t’i zërë vendin rivalit të tij, pasi është duke kaluar një formë mjaft të mirë te katalanasit, në ndryhim nga Neuer që ka pësuar një rënie të lehtë në nivelin e tij. Madje ekipi i Barcelonës ka nxjerrë një postim në faqen zytare në “Tëitter”, ku shkruhet se portieri i tyre ka arritur të presë 4 nga 6 penallti në “Champions League” dhe se është numri një në Gjermani.

Ndërkohë, një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga ana e bavarezëve, presidenti i të cilëve i ka dërguar gjërat shumë larg. Kështu, Uli Hoeness ka thënë për “Bild”:

“Ne kurrë nuk do ta pranojmë që Gjermania të zgjedhë Ter Stegen përpara Neuer. Nëse kjo ndodh, atëherë ne nuk do të dërgojmë më asnjë lojtar në ekpin Kombëtar”.

Një deklaratë e tillë është patjetër shqetësuese për kampin gjerman, pasi te Bayern luajnë emra të rëndësishëm si Sule, Kimmich, Goretzka dhe Gnabry. Megjithatë, ka qenë Oliver Bierhoff që ka qetësuar disi Gjermaninë, duke thënë se rregullorja e FIFA-s i detyron klubet që të dërgojnë lojtarët e tyre në ekipet Kombëtare./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online