“E sollëm te Empoli për të bërë anësorin“, ish-trajneri u tregon italianëve Bajramin: Aftësitë e karakterit janë vendimtare

Kuame, Zurkovski dhe Bajrami janë tre emrat e përfolur së tepërmi ditët e fundit të merkatos për një shkëmbim mes tyre. Ish-trajneri i Empolit ka folur në “Radio Bruno“ në lidhje me tre lojtarët në fjalë. Andreaxoli ka dhënë mendimin e tij në lidhje me Bajramin, të cilin e ka stërvitur sezonin e shkuar.

“Ai kishte mbërritur në Empoli për të luajtur rolin e anësorit, më pas u transferua në qendër. Është gjithashtu e natyrshme që ai të rrëshqasë. Ishte gati? Ai ishte gati të provonte të dëshmonte cilësitë e tij, më pas rezultati varet nga një sërë faktorësh. Është e vështirë të vlerësosh apriori, aftësitë e karakterit janë vendimtare për të bërë llogaritë”, ka thënë Aurelio Andreaxoli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online