E kryer/ Januzaj udhëton për të kryer vizitat mjekësore, firmos për 4 vite me spanjollët që luajnë në Champions

Tashmë është e kryer. Adnan Januzaj ka gjetur më në fund ekipin e ri. Sulmuesi me origjinë shqiptare do të ndërrojë skuadër, por jo kampionat. 27-vjeçari do të jetë pjesë e Sevijës, me të cilët do të firmosë për 4 vite. Januzaj mësohet se do të udhëtojë këtë mbrëmje drejt Sevijës, ku do të diskutojë edhe detajet e fundit të kontratës.

Futbollisti i Kombëtares së Belgjikës do të zhvillojë nesër vizitat mjekësore, pas së cilave do të hedhë edhe firmën në kontratë. Me këtë lëvizje, Januzaj do të ketë mundësinë të luajë në kompeticionin më të lakmuar në Europë, në Champions League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online