“E shihni që nuk gabova”! Pontrelli i gëzohet kthimit të Dinamos në elitë, Barushi: Kujt i duhet premio?

Presidenti i Dinamos, Marko Pontreli ka folur sa i përket rikthimit të kryeqytetasëve në elitë. Në intervistën e dhënë për “RTSH Sport” pas përfundimit të takimit kundër Vorës, italiani ishte i lumtur për realizimin e objektivit, megjithëse nuk foli shumë sa i përket të ardhmes.

“Jam shumë i lumtur për realizimin e objektivit. Është zgjedhur ky formacion për të qenë fitues dhe shihet se nuk kam gabuar. Ndryshimi i presidencës te Dinamo? Për këtë do flasim pak më vonë, sot do të gëzojmë fitoren. Ju i keni mësuar edhe emrat, por sot jemi në ditë feste. Momenti nuk është për të folur për të ardhmen e Dinamos. Do të ulemi dhe diskutojmë në një mundësi të dytë pasi të kenë përfunduar edhe ndeshjet e këtij sezoni” tha Pontreli.

Nga ana tjetër, administratori i klubit, Barushi, pas falënderimeve të bëra për kundërshtarët dhe njëkohësisht duke uruar popullin dinamovit për kthimin në elitë, i është përgjigjur gazetarit edhe sa i përket pyetjes se nëse kishte një premio për këtë fitore: “Nuk ka rëndësi kjo. Kujt i duhet premio?”, ka thënë Barushi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *