E rrallë/ Tifozët e PSG vërshëllejnë në çdo sekondë Mesin dhe Neymar, duartrokitje vetëm për Mbape në ndeshjen pas eliminimit nga Reali (VIDEO)

Tifozët e PSG-së e pritën keqazi Lionel Mesin pas eliminimit në Champions League ndaj Realit dhe i dhanë fishkëllima të ashpra gjatë nxehjes për ndeshjen me Bordeaux dhe më pas gjatë prezantimit të skuadrës. Messi nuk është i vetmi që ka marrë fishkëllima. Tifozët reaguan ashpër thuajse ndaj të gjithëve dhe i vetmi që u kursye ishte Kylian Mbappe që mori duartrokitje.

Përpos Messit, fishkëllimat më të mëdha ka marrë edhe Neymar, gjë që nuk është çudi pasi tifozët e gjigantit të Parisit po kërkojnë largimin e tij. Gjithashtu, fishkëllimat e këtyre të dyve nuk ndalen sa herë që prekin topin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *