Duart që shpëtojnë Tiranën dhe që po ngrenë Orges Shehin drejt titullit, Visar Bekaj ishte shumë pranë kalimit në Bundesligë

Tirana është ekipi më i kompletuar aktualisht në Superiore. Mbrojtje e mirë, mesfushë dominuese dhe sulm vra.star. Megjithëse e harrojmë në shumë raste, por edhe porta është pikë kyçe, madje më e rëndësishmja.

Nëse gabon një mesfushor apo sulmues ka filtra të tjerë për të shmangur më të keqen, por nëse gabon portieri, nuk ke shanse shpëtimi. E parë në këtë prizëm, Tirana ka garanci me duart e Bekajt që po e shtyjnë Shehin drejt titullit kampion.

Në ndeshjen më të rëndësishme ndaj Vllaznisë tregoi thjeshtë se ishte në perfeksion. Një lojë nervash që e detyroi Latifin për të gabuar për herë të parë nga 11-metrat dhe ajo pritje fantastike e bërë në goditjen e dënimit, duke shkuar atje ku portierët nuk munden, në cepin e kuadratit.

Kjo zgjedhje e bardhebluve ka qenë një nga më të mirat në merkato. Ajo që duhet të theksojmë është fakti se Bekaj nuk është surprizë e papritur, teksa para se të vinte te Tirana dhe kur po mbyllej bashkëpunimi me Prishtinën, portieri ishte në bisedime me Hofenheim në Bundesligë, që do dështonte në momentet e fundit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online