“Bota i është shembur”! Në Gjermani shqetësohen për gjendjen emocionale të Rashicës, vijojnë goditjet e rënda

Nga Klaudio Ndreca

Në Gjermani kanë nisur që të shqetësohen seriozisht për gjendjen emocionale të Milot Rashicës. Tanimë është thuajse një mision i pamundur që sulmuesi shqiptar të motivohet si më parë për të luajtur futboll. Menjëherë pasi Werderi arriti që të mbijetonte në “Bundesligë” pas fazës së “Play-Out”, largimi u kthye në fakt të kryer. Rashica ishte i përgatitur mes emocioneve për të nisur aventurën e re, që rezultoi të ishte e gjitha tymanjë. Madje si për të shtuar më tepër mërzitjen, Leverkuseni e tentoi transferimin në orët e fundit, atëherë kur nuk mund të bëhej më asnjë veprim.

Në këtë mënyrë sulmuesi i Kosovës kthehet sërish te Werderi dhe nuk gjen më asnjë motiv për ta nisur sërish nga e para. Për këtë arsye trajneri Kohfeld i dha një javë pushim derisa të marrë sërish veten. Po sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, Kosova eliminohet nga Maqedonia e Veriut dhe humbet shpresa e madhe për të shkuar në Europian.

Të gjitha njoftimet e këqija që vijnë në një kohë të shkurtër. Më keq, nuk mund të kishte. I ndërgjegjshëm për situatën është edhe trajneri Kohfeld që i del në mbrojtje futbollistit shqiptar pasi e di më së miri se edhe një goditje prej tij do të ishte “knock-out” për moralin e Rashicës.

“Ishte e qartë për ne prej një kohe të gjatë që Rashica do të largohej. E kemi pranuar si klub dhe si trajner këtë vendim, po vazhdonim drejt kësaj rruge. Të gjithë duhet ta kuptojnë tani se bota është shembur për Rashicën. Është detyra ime që ta kuptojë dhe ta ndihmojë. Është një djal që meriton mbrojtjen time, fundja nuk ka bërë asgjë të keqe”, tha Kohfeld. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online