E rrallë/ I dalin të gjithë futbollistët të infektuar, mesfushori do të luajë si portier dhe kanë vetëm 11 lojtarë

Një situatë tërësisht e paprecedent ka ndodhur te River Plate përpara ndeshjes që do të zhvillohet me Santa Fe. Kjo përballje është e vlefshme për “Copa Libertadores” dhe ka rëndësi të madhe. Por përpara sfidës River Plate ka mësuar se 20 lojtarë janë infektuar nga COVID-19. Këtu përfshihen edhe katër portierët që ka në dispozicion skuadra. Në këtë situatë të vështirë, klubit i duhet të bëjë një shpikje për 90 minutat.

Kështu është vendosur që mesfushori Enzo Perez të vesh dorashkat e portierit dhe të shpëtojë River Plate-n. Për më tepër situata kritike vazhdon për faktin se ky ekip ka vetëm 11 lojtarë në dispozicion duke mos bërë dot ndërrime gjatë ndeshjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online