E rrallë/ Gafa e Kristal Abazajt në Turqi, zbresin te Istanbulspori dy Rroca që i hutojnë të gjithë

Kristal Abazaj dhe Eduart Rroca ishin protagonistët e Istanbulsporit në fitoren e fundit që u arrit në shifrat 2-1 ndaj Tuzlaspor. Pas asistit të Abazajt, Rroca do të dërgonte topin në rrjetë dhe duke i sjell buzëqeshjen ekipit pas krizës së madhe të rezultateve. Por dy ish-futbollistët e Superiores ishte protagonist edhe të rastit të rrallë dhe shumë komik. Duke ditur afërsinë e madhe mes futbollistëve, që i kanë edhe vendet në dhomat e zhveshjes afër-njëri tjetrit, Kristal Abazaj bëri gafën.

Ky i fundit kishte veshur fanellën e Rrocës dhe zbriti në fushën e lojës. Disi të hutuar ishin edhe nga kundërshtarët teksa panë në fushë dy fanella me numrin “61” dhe ku shkruhej në fanellë “Rroca”. Gabimi do të shihej menjëherë edhe nga stafi i Istanbulsporit teksa Abazaj u kthye shpejt për të ndërruar fanellën dhe për të marrë atë që i takonte. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online