Fituesi i Champions League do të dalë nga çifti PSG-Bajern? Trajneri i francezëve është i bindur: Këta janë më të mirët në botë

A do të dalë fituesi i “Champions League” nga çifti PSG-Bajern? Me siguri po! Flitet për dy ekipet më të mira të momentit dhe që janë më të kuotuara  për ta fituar këtë trofe. Ndeshja e parë ka përfunduar në shifrat 2-3 për francezët, ndërsa këtë herë do të luhet ndeshja e kthimit.

Trajneri Pochetino është i bindur se po luhet ndaj ekipit më të mirë në botë. “Bajerni është shumë i rrezikshëm, sidomos nga krahët. Ne vuajtëm në ndeshjen e parë dhe nesër për të fituar ndeshjen do të na duhet që të korrigjojmë disa defekte. Jam i vetëdijshëm se do të përballemi me ekipin më të mirë në botë dhe do të na vënë në vështirësi, me siguri.

Në momente të vështira duhet të tregojmë forcë, solidaritet dhe unitet”, u shpreh trajneri i PSG. E nëse PSG arrin që të ndalojë ekipin më të mirë në botë, atëherë kush tjetër do ta ndalonte për fitimin e trofeut? /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online