E rrallë/ Babain nga Serbia dhe mamaja nga Shqipëria, talenti i Monakos zgjedh përfundimisht Kombëtaren

Një dashuri “e rrallë” që lind në Paris. Jo shpeshherë na ka rënë rasti të dëgjojmë për çiftet martesore që formohen mes shqiptarëve dhe serbëve. Sigurisht që dashuria i thyen të gjitha barrierat, por këtë herë kemi të bëjmë me një situatë të pazakontë.

E kur më parë ka qenë e njëjta situatë teksa babai nga Serbia dhe mamaja nga Shqipëria duhej të vendosnin se kë duhej të përfaqësojë djali i tyre futbollist? Dejan Kuzmanovic i lindor në Lion është dëshmia e parë! Ky është raportimi i fundit që vjen nga mediat në Serbi sa i përket talentit të shkollës së Monakos, që cilësohet si mbrojtës modern me kalibër të lartë dhe shumë premtues për të ardhmen.

Dejan Kuzmanovic ka zgjedhur që të përfaqësojë origjinën e babait, ndërsa vendimi i tij për zgjedhjen e Serbisë është shpërndarë edhe nga faqja zyrtare e Monakos. Sa i përket fjalëve të Kuzmanovic, origjina e nënës nuk figuron askund. “U rrita me dy prindër që vinin nga shtete dhe kultura të ndryshme. Ndihem serb në gjak dhe i rritur si një francez. Jam krenar për rrënjët e mia dhe është krenari që të luaj për Serbinë”, u shpreh Kuzmanovic për faqjen zyrtare të Monaco. /Sport Ekspres/

One thought on “E rrallë/ Babain nga Serbia dhe mamaja nga Shqipëria, talenti i Monakos zgjedh përfundimisht Kombëtaren

  1. S’besoj se do jesh aq krenar kur te mesosh per krimet we kane bere bashkekombetaret e tu nga Babai our te ritesh do kuptosh me mire cfare ka ndodhur dhe cfare kane bere djalosh…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online