Një dashuri “e rrallë” që lind në Paris. Jo shpeshherë na ka rënë rasti të dëgjojmë për çiftet martesore që formohen mes shqiptarëve dhe serbëve. Sigurisht që dashuria i thyen të gjitha barrierat, por këtë herë kemi të bëjmë me një situatë të pazakontë.
E kur më parë ka qenë e njëjta situatë teksa babai nga Serbia dhe mamaja nga Shqipëria duhej të vendosnin se kë duhej të përfaqësojë djali i tyre futbollist? Dejan Kuzmanovic i lindor në Lion është dëshmia e parë! Ky është raportimi i fundit që vjen nga mediat në Serbi sa i përket talentit të shkollës së Monakos, që cilësohet si mbrojtës modern me kalibër të lartë dhe shumë premtues për të ardhmen.
Dejan Kuzmanovic ka zgjedhur që të përfaqësojë origjinën e babait, ndërsa vendimi i tij për zgjedhjen e Serbisë është shpërndarë edhe nga faqja zyrtare e Monakos. Sa i përket fjalëve të Kuzmanovic, origjina e nënës nuk figuron askund. “U rrita me dy prindër që vinin nga shtete dhe kultura të ndryshme. Ndihem serb në gjak dhe i rritur si një francez. Jam krenar për rrënjët e mia dhe është krenari që të luaj për Serbinë”, u shpreh Kuzmanovic për faqjen zyrtare të Monaco. /Sport Ekspres/
S’besoj se do jesh aq krenar kur te mesosh per krimet we kane bere bashkekombetaret e tu nga Babai our te ritesh do kuptosh me mire cfare ka ndodhur dhe cfare kane bere djalosh…