E pyesin çfarë mendoi kur po humbte 2-0 brenda 14 minutave, Ancelotti: Mendova për përmbysjen ndaj City-t, ndodhi edhe më mirë

Reali i Madridit ka realizuar një përmbysje të madhe kundër Liverpool-it, duke e mposhtur me rezultatin 2-5. Anglezët kaluan në avantazh 2-0 që në 14 minutat e para, por “los blancos” treguan përse janë klubi më i mirë në Champions League. I pyetur se çfarë mendoi në momentin kur u gjend në disavantazh brenda 14 minutave, Ancelotti është përgjigjur për “Movistar” se në mendje iu kthyen kujtimet nga përmbysja me Manchester City-n sezonin e shkuar.

“Mendova për Manchester City-n dhe me shpresë se e njëjta gjë do të ndodhte. E njëjta gjë ndodhi, madje edhe më mirë. Filluam të shënonim, të krijonim rrezik, përmirësuam aspektin mbrojtës, Ata na krijuan dëm në të majtë, sepse Hendersoni hyri shumë prej andej, më pas ne e kontrolluam më mirë duke vendosur Valverden në të majtë, i cili kishte më shumë energji”, ka thënë Carlo Ancelotti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online