Asgjë nuk është e përjetshme! Humbi 2-5 në shtëpi, Klop kthehet qesharak dhe beson ende te kualifikimi: Duam të fitojmë në Madrid

Asgjë nuk është e përjetshme! Kjo shprehje vlen edhe për Jurgen Klop, që u kthye në hero të vërtetë te Liverpuli. Në momentin që e mori këtë ekip, anglezët e kishim humbur shijen e suksesit. Pjesa tjetër është histori ajo e gjermanit, që tani sheh sesi lojtarët nuk po i përgjigjen më. Teksa në Premier League kanë djallosur gjithçka, kthehen për të humbur 2-5 ndaj Real Madrid. Në konferencën për shtyp, Klop nuk e humbi besimin te kualifikimi edhe pas këtij rezultati në shtëpi.

“Ne akoma duam që të fitojmë ndeshjen në Madrid. Do të mësojmë nga kjo humbje dhe do të vazhdojmë përpara. I thashë edhe djemëve që kjo ishte goditje e madhe, por ne duhet të marrim leksionet tona. Nuk e mbajtëm dot momentin tonë të mirë, e lamë veten komplet në dorën e tyre. Humbëm shumë topa në kohën e gabuar. Ne do të shkojmë në Madrid dhe do të luajmë një ndeshje futbolli. Nëse duhet të shënojmë gola atje, çdo kundërsulm do të jetë një mundësi për ta. Ne duhet të mësojmë nga sonte”, tha Klop. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online