Shqipëria ka publikuar listën për ndeshjet e radhës që do të luhen në muajin tetor. Në të bie në sy mungesa e pesë veteranëve, ndërsa janë aktivizuar shumë talente të reja. Në konferencën për shtyp Reja ka shpjeguar se mungesa e veteranëve nuk ka ardhur për ndonjë dënim, por vetëm zgjedhje teknike dhe projekti i Kombëtares që bazohet tek të rinjtë.
“Ne jemi në një moment të vështirë sidomos për shkak të pandemisë. Ne konsiderohem si zonë e kuqe dhe është e vështirë për klubet që të lënë lojtarët e tyre që t’i bashkohen Kombëtares. Napoli më kërkoi që të mos e marrë Hysajn pasi kanë dalë disa raste pozitive me Koronavirus.
Roshi është i dëmtuar, Cikalleshi nuk është në gjendjen fizike më të mirë, Balajn e njoh dhe nuk kam se çfarë të shtoh tjetër tek ai, prandaj e kam lënë në shtëpi. Unë kam firmosur kontratën me Dukën dhe projekti ishte Europiani i 2024. Për këtë arsye kam marrë shumë futbollistë të rinjë që të jenë më të pjekur pas 4 vitesh.
I kam marrë edhe më përpara këta të rinjë dhe nuk i kam aktivizuar, por ashtu është e kot nëse rrinë në stol. Ky është momenti më i mirë që këta talente të aktivizohen dhe të shohim aftësitë e tyre. Dua të marrë maksimumin në çdo ndeshje. Me Lituaninë kemi humbur në mënyrën të shëmtuar, nuk e treguam superioritetin në fushë.
Pas çdo fitore duhet të rrimë në këmbë në tokë dhe të mos na përfshijë entuziazmi. Parashikimi im për ndeshjet e radhës? Me rëndësi është të fitojmë njërën dhe të mos humbasim tjetrën. Nëse talentet që kemi thirrur do të bëjnë performancë të mirë në miqësore ndaj Armenisë, atëherë do të luajnë edhe në takimet e Ligës së Kombeve”, ka thënë Reja. /Sport Ekspres/